
Basel doli me tri pikë të plota nga përballja ndaj Thun, duke fituar me rezultatin 1‑3 në ndeshjen e javës së gjashtë të Super League të Zvicrës. Ndeshja u vendos në pjesën e parë, ku protagonistë absolutë ishin dy futbollistët shqiptar, Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti.

Shaqiri hapi serinë e golave në minutën e 24-të. Në minutën e 40-të, ai asistoi për Ajetin, i cili finalizoi saktë për ta çuar rezultatin në 0‑2. Në minutat shtesë të pjesës së dytë, Shaqiri shënoi nga penalltia (90+8′), duke vulosur fitoren dhe një paraqitje brilante individuale.
👟 Xherdan Shaqiri
🚀 Albian AjetiWhat a cross by Shaq. What a finish by Ajeti.
📹 @blueSport_de (IG) pic.twitter.com/ucQQsbx6q1
— Craig King – 𝗙𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹𝗦𝘄𝗶𝘀𝘀EN (@FootballSwissEN) September 13, 2025
Ky ishte një tjetër ndeshje që e konfirmon formën e lartë të Shaqirit këtë sezon. Me dy golat dhe një asist në këtë takim, ai ngjitet në kuotën e 6 golave dhe 4 asistimeve në të gjitha garat më 2025/26.
Nga ana tjetër, Albian Ajeti, i cili realizoi golin e tij të dytë sezonal në këtë takim dhe një asistimi.