Qyteti i Prishtinës i cili shtrihet përgjatë dy lumenjëve, tani e shumë vite të mbuluar, Prishtevkës dhe Vellushës, te cilat bashkohet fare pranë tribunës veriperendimore të stadiumit “Fadil Vokrri”, nuk njihet që ndonjëherë është shtyrë ndonjë ndeshje shkak reshurave të shiut.
As kur kishte drenazhimin e vjetër nuk ndodhte ai fenomen. Afërsia e dy prockave, tani kanale të ujit dhe ujërave të zeza, gjithmonë ka përbirë ujin e grumbulluar nga tapeti i blertë. Shto kësaj që fusha është hibride, nuk do të duhej të demtohej as ajo aq lehtë.
Megjithatë, vetëm para fillimit të ndeshjes, do të jetë gjyqtari ai që në praninë e dy kapitenëve do të hedhte topin në fushë, dhe nëse topi nuk kërcen në disa vende të caktuara, do të shtynte ndeshjen. Por, jemi shumë larg atij momenti, Prishtina si qytet nuk është në pozitë të rrafshët, dhe të reshurat për këtë kohë janë mëse normale. Ndërsa nëse është bllokuar ndonjë shahkt, dhe është përmbytur ndonjë rrugë, është ekskluzivisht nga mosmirëmbajtja, mospastrimi i tyre kurrëndonjëherë, por jo nga sasia e madhe e shiut.