Shkëlqen Gripshi, top-golashënues në kampionatin e Kazakistanit

#image_title

Në një formë të jashtëzakonshme ndodhet ish-lojtari i Ballkanit, Nazmi Gripshi, i cili po shkëlqen këtë sezon në kampionatin kazak me fanellën e Astanës.

Mesfushori shqiptar ka arritur të bëhet golashënuesi më i mirë i Ligës së Kazakistanit, me plot 9 gola të realizuar dhe një asistim, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.

Gripshi po konfirmon potencialin dhe klasin e tij ndeshje pas ndeshjeje, duke u kthyer në liderin e Astanës dhe një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit.

Forma e tij mbresëlënëse nuk ka kaluar pa u vënë re, dhe mbetet për t’u parë nëse do të vijë një ftesë në Kombëtare, aty ku një mesfushor me statistika të tilla është gjithmonë i mirëpritur.