Shkëndija sonte ka arritur fitore të jashtëzakonshme kundër skuadrës shumë herë më të vlerësuar, kampionët e shumëfishtë të Rumanisë, FCSB. Golin e vetëm skuadra jonë nga Tetova ka shënuar nëpërmjet Ronaldo Webster në minutën e 65-të.
Është kjo befasi e madhe dhe shumë pak kush e ka pritur këtë fitore, por rezultati ishte pasqyrë reale e ndeshjes. Shkëndija do të provoj të mbajë rezultatin edhe në Bukuresht. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur.