Paraqitje zhgënjyese e Kosovës në Evropianin B U17 – doli nga gara për trofe pas dy ndeshjeve të para!

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll vajza ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Kampionatin Evropian B, i cili po zhvillohet në Prishtinë, duke e humbur kështu mundësinë për kualifikim në gjysmëfinale dhe duke dalë nga gara për trofe.
Në ndeshjen kryesore të ditës së dytë, Kosova u mposht nga Finlanda me rezultat 28:17, përcjellë „Kërlaçki“.
Ndeshja u dominua në tërësi nga vashat finlandeze, të cilat nuk e vunë për asnjë moment në diskutim triumfin në Prishtinë.
Kjo disfatë, pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Bullgarisë, e përjashton matematikisht përfaqësuesen tonë nga gara për një vend ndër katër më të mirat e kampionatit.
Vajzat e Kosovës do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës të enjten, më 8 gusht, duke filluar nga ora 19:00, ku do të përballen me përfaqësuesen e Letonisë.
Kjo përballje do të jetë një mundësi për të treguar karakter dhe për të mbyllur fazën grupore me paraqitje dinjitoze para publikut vendas.



