Shqipëria mbyll pjesën e parë në barazim ndaj Jordanisë

Kombëtarja
Kombëtarja

Pas 45 minutave të para në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare po barazon 1-1 me Jordaninë në ndeshjen miqësore që po zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Në një atmosferë të qetë dhe me pak tifozë në tribuna, miqtë kaluan të parët në epërsi në minutën e 21-të, kur Nizar Al Rashdan shfrytëzoi një rast për të mposhtur portierin Dajsinani.

Reagimi i kuqezinjve erdhi në minutën e 40-të, pas një depërtimi të shpejtë nga e majta të Nedim Bajramit, i cili provoi të pasojë në zonë, por topi u devijua nga Mo Abualnadi, duke përfunduar në rrjetën e tij për autogolin që barazoi rezultatin.

Pjesa e dytë pritet të japë më shumë ritëm dhe ndryshime në formacion, pasi trajneri Sylvinho ka aktivizuar shumë futbollistë me më pak minuta në këtë sfidë.