Gol dhe asistim, Anis Mehmeti shkëlqen në fitoren e Bristol City ndaj Hull City.
Bristol City ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultatin 4-2 ndaj Hull City, në ndeshjen e javës së katërt të Championshipit anglez.
Takimi u kthye në një spektakël golash, me katër realizime vetëm në pjesën e parë. Në qendër të vëmendjes ishte mesfushori shqiptar Anis Mehmeti, i cili kontribuoi ndjeshëm në suksesin e ekipit të tij.
Ai shënoi golin e dytë për Bristol në minutën e 32-të, duke përmbysur rezultatin në 2-1, ndërsa më vonë asistoi për golin e katërt të shënuar nga Max Bird në minutën e 70-të.
Mehmeti po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin anglez, ndonëse është lënë jashtë listës së trajnerit Silvinjo për ndeshjet e përfaqësueses shqiptare.
Dhe pse po spikat, sërishka munguar ftesa nga Kombëtarja. Për herë të fundit me kuqezinjtë Mehmeti luante një ndeshje në qershorin e vitit 2023.
Anis Mehmeti | 🏴 Bristol City 2-1 Hull City
Home side gets the lead!pic.twitter.com/l3GEek9deL
— Goals Xtra (@GoalsXtra) August 30, 2025