Një skenë e paprecedentë ka ndodhur para sfidës për kualifikim në çerekfinalet e Kupës së Botës për të rinjtë nën 17 vjeç. Në vend të përshëndetjes tradicionale, futbollistët e Koresë së Veriut shtrënguan grushtet dhe i drejtuan ato në mënyrë provokuese drejt kundërshtarëve japonezë, duke shkaktuar indinjatë në gjithë opinionin sportiv ndërkombëtar. Gjesti i tyre agresiv u kap nga kamerat dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Një sjellje që kaloi kufijtë e sportit
Turneu po zhvillohet në Katar nga 3 deri më 27 nëntor dhe përfaqësuesja e Koresë së Veriut kishte filluar fort – fillimisht mposhtën El Salvadorin me rezultatin bindës 5:0 dhe më pas i morën pikë Gjermanisë, duke surprizuar të gjithë.
Por para ndeshjes me Japoninë, në ceremoninë tradicionale të përshëndetjes mes ekipeve, lojtarët e Koresë së Veriut refuzuan të shtrëngonin duart dhe zgjodhën një gjest simbolik, agresiv dhe të padenjë për moshën e tyre dhe për një turne ndërkombëtar. Mediat botërore e dënuan aktin – gazeta spanjolle AS shkroi: “Gesti agresiv dhe i turpshëm i përfaqësueses së Koresë së Veriut U17 përpara ndeshjes ndaj Japonisë.”
U-17 World Cup match
Japan – North KoreaThe North Korean player is swinging his fist forcefully. What do you all think about this action?#FIFAWorldCup #U17WC #fifa #Japan #NorthKorea pic.twitter.com/Y0IpNP2qiO
— KT (@4katabachi) November 18, 2025
Ndeshje me tension dhe fund dramatik
Japonia, favorite për të fituar ndeshjen, kaloi në avantazh në pjesën e parë, por nuk arriti ta mbajë epërsinë. Koreano-veriorët barazuan dhe ndeshja shkoi në gjuajtjet e penalltive. Megjithatë, me një gabim të vetëm, ekipi korean u eliminua nga turneu.
Japonia avancon në çerekfinale dhe do të përballet me përfaqësuesen e Austrisë.