Stadiumi më modern në botë fsheh një ndërtesë 400-vjeçare

Tottenham
Tottenham

Stadiumi më i shtrenjtë dhe më modern në Evropë, ai i Tottenham Hotspur, i hapur në vitin 2019, fsheh në brendësi një ndërtesë 400-vjeçare që ndodhet nën mbrojtje të veçantë.

Kur Tottenham hapi stadiumin e tij të ri më 2019, me një investim marramendëse prej 1.38 miliardë eurosh, ai u bë jo vetëm më i kushtueshmi në botën e futbollit, por edhe simbol i teknologjisë moderne në infrastrukturën sportive.

Megjithatë, pak e dinë se brenda këtij stadiumi ultramodern ndodhet një thesar historik i Londrës – ndërtesa Warmington House, e ndërtuar para rreth 400 vitesh dhe e listuar si objekt i kategorisë së dytë të mbrojtjes.

Në një segment të emisionit Overlap me Gary Neville, që mund të ndiqet në minutën 32:00 të videos në YouTube, zbulohet se gjatë ndërtimit të stadiumit, punëtorët nuk kishin të drejtë ta rrëzonin këtë ndërtesë historike, ndaj stadiumi u ndërtua rreth saj.

Warmington House është restauruar plotësisht dhe aktualisht shërben si galeri arti për klubin – një hapësirë që përdoret për ekspozita dhe aktivitete kulturore.

“Ekziston një ndërtesë shumë e vjetër e quajtur Warmington House. Është rreth 400 vjeç dhe ndodhet në listën e monumenteve të mbrojtura. Duhej ta ruanim dhe e restauruam plotësisht. Tani është galeri arti. Është një ndërtesë e mrekullueshme që e kemi rikthyer në shkëlqimin e saj”, deklaroi presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy.

Ky është stadiumi i vetëm në botë që strehon një galeri arti bashkëkohore brenda një impianti futbollistik.