Sukses historik për Bosnjën! E kalon Gjeorgjinë dhe siguron fazën eliminatore në Eurobasket

BOS-GEO
#post_seo_title

Trajneri i KB Trepçës, Adis Beçiragiç, udhëheq Bosnjën drejt një prej fitoreve më të mëdha në tre dekadat e fundit

Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës ka arritur një fitore të madhe ndaj Gjeorgjisë me rezultat 84:76, duke siguruar plasmanin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian të Basketbollit – Eurobasket 2025. Kjo është një ndër arritjet më të mëdha të kësaj kombëtareje në dekadat e fundit dhe mban vulën e trajnerit Adis Beçiragiç – i cili njëkohësisht drejton edhe kampionen e Kosovës, KB Trepçën.

Fitorja që erdhi pas një rikthimi spektakolar

Pas një nisjeje jo të mirë në turne, Bosnja e drejtuar nga Beçiragiç rikuperoi fuqishëm me fitore ndaj Greqisë, për ta kurorëzuar më pas me një triumf të madhe kundër Gjeorgjisë – në një duel direkt për kualifikim.

Që nga fillimi, boshnjakët treguan saktësi të jashtëzakonshme në gjuajtjet për tri pikë, duke shënuar tre të tilla në pesë aksionet e para dhe tetë gjatë pjesës së parë. Lojtari më në formë ishte Edin Atić, që udhëhoqi me saktësi në sulm dhe kontribut të madh në mbrojtje.

Dominim në pjesën e parë, dramë në fund

Bosnja shkëputet në pjesën e dytë të çerekut të dytë, duke krijuar epërsi prej 13 pikësh (44:31), e duke shkuar në pushim me rezultat 47:35. Në fillim të pjesës së tretë, John Roberson realizoi dy treshe të shpejta dhe rriti epërsinë në 15 pikë – më e larta në ndeshje.

Por Gjeorgjia nuk u dorëzua. Me dy treshe nga Mamukelashvili, ata afruan rezultatin dhe e barazuan në 69:69 në minutat e fundit, duke e kthyer ndeshjen në një dramë të vërtetë.

Në momentet vendimtare, ishte Aleksandar Laziç ai që shkëlqeu me një treshe për epërsi +9 kur kishin mbetur tri minuta nga fundi, duke siguruar një përfundim më të lehtë për Bosnjën.

Beçiragiç konfirmon klasin – sukses edhe për basketbollin kosovar

Fitorja dhe kualifikimi i Bosnjës janë një tjetër dëshmi e klasit të trajnerit Adis Beçiragiç, i cili njëkohësisht është edhe trajner i KB Trepçës, skuadër që këtë vit u shpall kampione e Kosovës. Kjo paraqitje ngre vlerësimin për Beçiragiçin edhe në nivel ndërkombëtar dhe është lajm i mirë për basketbollin kosovar që e ka në drejtim të një prej klubeve të tij më të suksesshëm.

Pozita përfundimtare në grup – në pritje të Greqisë

Ende nuk është e sigurt nëse Bosnja do të kalojë grupin nga vendi i tretë apo i katërt – një fitore e Greqisë ndaj Spanjës do t’i siguronte vendin e tretë.

 

Adis Beçiragiç
Adis Beçiragiç