Sylvinho: Kjo është ndeshja më e rëndësishme, do luajmë me zemër

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur sot para mediave në Leskovc, në prag të përballjes ndaj Serbisë për kualifikueset e “Botërorit 2026”.

 

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme, emblematike. Serbia është e fortë, ka lojtarë të mirë. Por edhe ne jemi rritur shumë. Në futboll ndodh gjithçka. Unë besoj te lojtarët e mi dhe do të futemi në fushë për të luajtur me zemër”, deklaroi Silvinjo.