Tefik Çanga, rikthim i heshtur në Ligën e Parë me një objektiv të qartë: mbijetesën!

tefik Çanga
Tefik Çanga

Edicioni i ri i Ligës së Parë të Kosovës, tashmë si një ligë unike dhe jo e ndarë në dy grupe si në vitet e fundit, sjell edhe rikthimin e skuadrës Tefik Çanga.

Pas promovimit, klubi nga Komuna e Ferizajt i kthehet kësaj kategorie me synimin për të siguruar qëndrimin mes më të mirëve të kategorisë së dytë më të fortë në vend, shkruan “Kërlaçki”.

Kryesia e klubit ka ndërmarrë hapa konkretë gjatë verës për të ndërtuar një ekip stabil dhe konkurrues, të gatshëm për sfidat që sjell edicioni 2025/26.

Në pankinë vazhdon trajneri Sherif Topalli, i cili do të udhëheqë skuadrën edhe këtë sezon.

sherif topalli
sherif topalli

Tefik Çanga ka bërë disa përforcime në afatin kalimtar, duke afruar futbollistët Blendi Topalli, Shpresim Pestreshi, Valmir Topalli, Eurent Krasniqi, Mohamed Taha, Dardan Sekiraqa dhe Erion Salihu.

Gjatë fazës përgatitore, skuadra zhvilloi gjashtë ndeshje miqësore, duke shënuar rezultate inkurajuese:

  • Kika – Tefik Çanga 2:0

  • 2 Korriku – Tefik Çanga 1:2

  • KEK-u – Tefik Çanga 0:1

  • Tefik Çanga – Drenica 2:1

  • Ferizaj – Tefik Çanga 1:1

  • Ramiz Sadiku – Tefik Çanga 3:3

Tefik Çanga do ta nisë kampionatin të shtunën, më 16 gusht, si mysafire e Dinamos.

Ndeshja luhet në ora 16:30 dhe do të jetë testi i parë zyrtar për ekipin në këtë edicion.

tefik Çanga
tefik Çanga