Tenisti i njohur: Në New York gjithçka vije erë marihuane

Casper Ruud
#post_seo_title

Tenisti norvegjez Casper Ruud u kualifikua në raundin e dytë të US Open-it pasi mundi Sebastian Ofner me rezultatin 3:0. Por, më shumë sesa fitorja, vëmendje tërhoqi deklarata e tij e drejtpërdrejtë për atmosferën në turne.

“Pjesa më e pakëndshme e këtij turneu është se gjithçka mban erë marihuanë. Edhe brenda ambienteve të turneut. Duhet të mësohesh me këtë, por për mua nuk është ndonjë aromë e preferuar”, tha Ruud.

Ai shtoi se problemi bëhet edhe më i theksuar gjatë ndeshjeve.

“Është vërtet irrituese kur del në fushë dhe ndien që dikush po tymos. Nuk është aspak e këndshme për ne lojtarët, sidomos kur je i lodhur dhe duhet të marrësh frymë me atë aromë. Fatkeqësisht, nuk mund të bëjmë asgjë derisa të ndryshojë ligji – dhe nuk besoj se do të ndodhë së shpejti”, theksoi norvegjezi.

Që prej legalizimit të përdorimit të marihuanës në New York në vitin 2021, shumë tenistë janë ankuar për aromën e saj që vjen nga tribuna dhe zonat përreth fushave gjatë US Open-it.