Tifozët e Drenicës për ata të Llapit: Ju erdhëm në shtëpi, treguat ‘trimërinë’ duke thyer autobusin pa prezencën tonë!

Llapi-Drenica
Llapi-Drenica

Pas ndeshjes dramatike në Podujevë, ku Drenica u mposht nga Llapi me rezultatin 4:3 në kuadër të Superligës së Kosovës, ka reaguar grupi i tifozëve “Shqiponjat e Zeza”.

Ky grup, që prej vitesh ka rivalitet me tifozët e Llapit “Legjendat”, ka shpërndarë një postim në rrjete sociale, ku kanë reaguar për incidentet pas ndeshjes:

Na pritni në mejdan thatë, sot ishte dita — por ju s’u pat askund”.

“Derisa ne ishim duke kënduar në stadium, ‘legjenat’ e kallxuan trimërinë duke e thyer autobusin tonë pa praninë tonë. Kaq mund të bëni ju”.

Rivaliteti mes tifozëve të Llapit dhe atyre të Drenicës është krijuar në vitet e fundit, në një kohë kur tifoskena vendore po kalon ndoshta periudhën më të zbehtë të pasluftës. /Kërlaçki.com/