Zum Inhalt springen
img 5051 scaled

Trajneri i Bashkimit, Jovoviç: Fitore e pabesueshme, por Anwil mbetet favorit për ndeshjen e kthimit

Von
1 Min. Lesezeit

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka shkruar histori mbrëmjen e së mërkurës, duke mposhtur Anwil Włocławek me rezultat 78:75 në palestrën e stërmbushur “Sezai Surroi”.

Triumfi i prizrenasve erdhi në kuadër të kualifikimeve për FIBA Europe Cup, duke i dhënë gjallëri ëndrrës evropiane të klubit portokallezi, përcjellë “Kërlaçki”.

Ndeshja ishte e mbushur me emocion, pasi Bashkimi dominoi për pjesën më të madhe të lojës, por polakët u rikthyen fuqishëm në çerekun e fundit, duke e bërë duelin dramatik deri në fund.

Atmosfera elektrizuese dhe mbështetja e tifozëve ishin një shtysë vendimtare për skuadrën vendase.

Bashkimi

Pas ndeshjes, trajneri Igor Jovoviç nuk i fshehu emocionet:

“U ballafaquam me një ekip të madh. Bashkimi nuk ka përvojë të gjatë në Evropë, prandaj ajo që bëri skuadra jonë sonte është e pabesueshme. Falënderoj tifozët që na mbështetën – skuadra i bëri të gjitha në mënyrë perfekte gjatë gjithë ndeshjes”, tha ai për Art Sport.

Jovoviç shtoi se rruga nuk mbaron këtu:

“Ata janë favoritë, ishte ekipi më i vështirë për ne në short. Do të japim maksimumin edhe në Poloni dhe të shohim çfarë do të ndodhë”.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 1 tetor, ku Bashkimi do të synojë të befasojë sërish përballë një rivali me traditë të madhe në basketbollin polak.

Bashkimi shënon fitoren më të madhe në histori të klubit, mposht gjigantin polak Anwil

 

Teilen: Facebook X