
Ish-ylli i futbollit turk dhe aktualisht trajner i Shakhtar Donetsk, Arda Turan, është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale – por jo për rezultatet e tij sportive. Sjellja e tij gjatë intervistave me gazetaren e njohur ukrainase, Darija Bondar Savina, ka tërhequr vëmendjen e publikut për arsye krejtësisht të pazakonta.

Dy intervista, e njëjta skenë
Gjithçka nisi pas një ndeshjeje të Europa League, kur Turan dha një deklaratë për televizionin e klubit. Shikuesit vunë re se gjatë gjithë intervistës, ai shmangte me ngulm të shikonte gazetaren 24-vjeçare në sy. Shikimi i tij mbetej i fiksuar anash, gjë që e bëri skenën të dukej njëkohësisht e çuditshme dhe komike.
Situata u përsërit pas sfidës së fundit ndaj Besiktasit. Turan sërish u paraqit për intervistë me të njëjtën gazetare dhe ruajti të njëjtën sjellje – asnjë kontakt sy më sy.
Rrjetet sociale shpërthejnë me shaka
Pamjet e intervistave u përhapën me shpejtësi në internet, duke ngjallur reagime të shumta e kryesisht humoristike. Pjesa më e madhe e komenteve aludonte për frikën e Turanit nga bashkëshortja e tij, Aslihan Dogan.
Mes komenteve më të përhapura ishin: “Ka frikë nga Aslihan!” dhe “Sytë i ka te gruaja, zemrën te disiplina.” Tifozët e kanë kthyer episodin në një anekdotë virale, duke e interpretuar sjelljen e trajnerit si një përpjekje për të shmangur çdo keqkuptim me zonjën e shtëpisë.