Tahir Lushtaku, në karrierën e tij, për herë të parë pas Drenicës do të udhëheqë një skuadër tjetër.
Trepça e ka hapin e fundit për të marrë pikë që të mbetet në garë për kreun e Ligës së Parë. E ngelur në vendin e 9-të me 23 pikë, kundër skuadrës së dytë të plasuar, Feronikelit me 32 pikë, që me trajnerin e ri Granit Begolli ka fituar 3 ndeshje rresht.
Feronikeli, me mbrojtjen e dytë më të mirë në Ligë pas Ramiz Sadikut, mbase, nëse nuk do t’ia dilte të fitonte, do të mbetej e kënaqur edhe me një pikë – një pikë e cila për Trepçën nuk do të thoshte asgjë.
Trepça, si vendase, ka bilanc shumë të dobët, me vetëm 3 fitore, 3 barazime e 2 humbje.
Feronikeli, si mysafir, po ashtu është e dobët, vetëm 3 fitore, 2 barazime e plot 3 humbje. Këto statistika jo të qëndrueshme e bëjnë duelin jashtëzakonisht interesant. Shto faktin që Trepça vjen me trajner të ri – kurse Feronikeli me 3 fitore rresht.