Trepça përballet sonte me Heroes Den Bosch në Samokov

kb trepça
KB Trepça

Skuadra e basketbollit Trepça do të zbresë në parket sonte nga ora 20:00 për t’u përballur me ekipin Heroes Den Bosch, në kuadër të fazës eliminatore të garave evropiane.

kb trepça
kb trepça

Ndeshja zhvillohet në ambientet moderne të Samokov ArenaBullgari, ku tashmë është përcaktuar edhe çifti i dytë çerekfinalist, pas kualifikimit të danezëve të Bakken Bears.

Atmosfera në palestër është duke u nxehur, ndërsa tifozët e zjarrtë të Torcidës kanë mbërritur në Samokov dhe tashmë janë vendosur në tribunat e palestrës për të përkrahur ekipin mitrovicas. Ndërkohë, të dyja skuadrat kanë nisur ngrohjet para ndeshjes vendimtare.

kb trepça
kb trepça