Tifozët e AEK Athinës shpalosin flamuj palestinezë dhe thirrje kundër Izraelit në ndeshjen ndaj Hapoelit!

Tifozët e AEK Athinës shpalosin flamuj palestinezë the thirrje kundër Izraelit në ndeshjen ndaj Hapoelit!
Tifozët e AEK Athinës shpalosin flamuj palestinezë the thirrje kundër Izraelit në ndeshjen ndaj Hapoelit!

Ndeshja mes AEK Athinës dhe Hapoel Beer Sheva, e vlefshme për kualifikimet në UEFA Conference League, u shoqërua nga një episod me ngjyrim të fortë politik në tribunat e stadiumit.

Gjatë takimit, një pjesë e tifozëve vendas shpalosën flamuj palestinezë dhe lëshuan thirrje kundër Izraelit, përcjellë “Kërlaçki”.

Sipas mediave ndërkombëtare, tifozët e ekipit grek intonuan kore të ashpra si “F… Israele, viva la Palestina”, duke e kthyer atmosferën sportive në një akt të qartë proteste politike.

Bandera palestineze u panë të shpalosura në disa sektorë të stadiumit, duke tërhequr vëmendjen e kamerave dhe komenteve në rrjetet sociale.

Ky veprim i tifozëve të AEK-ut vjen në një moment të tensionuar në nivel global për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, dhe paraqet një tjetër rast ku futbolli bëhet arenë për mesazhe politike.

Vendësit fituan 1:0. Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme.

AEK Athens fans raise numerous Palestinian flags during the UEFA Conference League match against Israeli club Hapoel Beer Sheva
byu/No-Ingenuity-989 insoccer