
Luis Enrique përshëndeti me humor Ousmane Dembelen para stërvitjes, duke i dhuruar një “Ballon d’Or” simbolik.
Pas një nate historike në ceremoninë e Ballon d’Or, ku Paris Saint-Germain rrëmbeu çmimet për Klubin më të Mirë, Trajnerin më të Mirë dhe Lojtarin më të Mirë, skuadra u rikthye në stërvitje të nesërmen.
Kur Ousmane Dembele u paraqit në qendrën stërvitore me trofeun e tij, trajneri Luis Enrique nuk e humbi rastin për një pritje plot humor.
“Uau, Ousmane Dembele! Ballon d’Or!” – thirri Enrique me zë të lartë, përpara se të vraponte drejt lojtarit, ta përqafonte dhe t’i jepte një puthje trofeut të çmuar.
Ky moment i çiltër dhe gazmor u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
La réaction de Luis Enrique 🇪🇸 devant Le Ballon d’Or 🌕 Ousmane Dembélé 🇫🇷. 😭🥰
🎥 @PSG_inside pic.twitter.com/SMFTxp0wq8
— Actu Foot (@ActuFoot_) September 23, 2025
Matters as well 🥺🌕 #ballondor pic.twitter.com/Jsxpl5QV9d
— Ballon d’Or (@ballondor) September 22, 2025
Nga pezullimi te parashikimi në Twitter: 10 fakte rreth fitores së Dembeles me “Topin e Artë”
Fitorja e Ousmane Dembelés me Ballon d’Or, edhe pse në fund u duk e natyrshme, mbart disa kuriozitete të veçanta historike.
Falë këtij suksesi, Franca u bë vendi me më shumë fitues të Ballon d’Or, plot tetë herë. Emra legjendarë si Michel Platini, Raymond Kopa, Zinedine Zidane, Jean-Pierre Papin dhe Karim Benzema kanë shkruar historinë me këtë trofe.
Argjentina ka po aq trofe, por të gjithë janë fituar nga një njeri i vetëm – Lionel Messi. Ndërsa në Francë, vetëm Platini e ka fituar tre herë, të tjerët nga një herë secili.
E pabesueshme, por kjo ishte hera e parë që Dembele nominohej për Ballon d’Or – dhe e fitoi menjëherë. I fundit që kishte arritur një gjë të tillë ishte George Weah në vitin 1995. Ironikisht, edhe ai kishte luajtur për PSG përpara se të kalonte te Milani.
Dembele, në fakt, e kishte parashikuar këtë moment qysh në vitin 2013, kur kishte shkruar në Twitter: “Jo, unë mund ta fitoj Ballon d’Or, jam i sigurt.”
Gjatë periudhës te Barcelona, ky trofe dukej i paarritshëm për të. Dëmtimet e shpeshta e kishin mbajtur jashtë fushave për gjithsej 799 ditë. Megjithatë, presidenti i Barçës, Joan Laporta, deklaroi në vitin 2022 se Dembele ishte më i mirë se Kylian Mbappe.
Përveç dëmtimeve, ai përballej edhe me dy “armiq” të brendshëm: ushqimin e shpejtë dhe videolojërat. Klubi katalanas e punësoi një dietolog për të, por lojtari refuzoi bashkëpunimin. Sipas specialistit, Dembele nuk kishte kontroll mbi stilin e tij të jetesës, nuk pushonte si duhet dhe nuk respektonte asnjë regjim profesional.
Në Kupën e Botës që fitoi Franca, Dembele nuk kontribuoi me gola apo asiste. Në vend të kësaj, ai kalonte netët duke luajtur Football Manager. E gjithë kombëtarja dinte për ekipin e tij virtual të quajtur “Winchester”, që në atë kohë dukej më i rëndësishëm për të sesa vetë ndeshjet reale.
Një kthesë në jetën e tij ishte martesa në vitin 2021 me influenceren marokene Rima Edbouche. Ata u njohën që në kohën kur Dembele luante për Rennes, por lidhja e tyre u mbajt e fshehtë për një kohë të gjatë. Madje edhe bashkëlojtarët e tij te Barcelona nuk e dinin që kishte të dashur, dhe dasma e tyre i zuri të gjithë në befasi.
Rima është 25 vjeç dhe e njohur në botën myslimane si influencuese e modës. Ajo pothuajse nuk publikon kurrë foto me fytyrën e saj dhe kishte mbyllur llogarinë në TikTok me mbi 300 mijë ndjekës. Ka themeluar markën “Razalae”, e cila prodhon veshje për gratë myslimane.