
Max Verstappen me Red Bull triumfoi sot në garën sprint të vlefshme për Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, e zhvilluar në pistën ikonike të Spa.
Piloti holandez mori kryesimin pas disa kthesash dhe e mbajti pa problem deri në fund të garës.
Verstappen arriti të përballojë me sukses presionin e Oscar Piastri me McLaren, i cili u rendit në vendin e dytë. Podiumi u kompletua nga piloti tjetër i McLaren-it, Lando Norris, që nuk pati mundësi të sfidonte për fitoren.
Gara ishte me ritëm të kontrolluar dhe me pak emocione, pavarësisht afërsisë mes pilotëve, pasi munguan tentativat serioze për parakalime. Në vendin e katërt përfundoi Charles Leclerc me Ferrarin e tij, por me një distancë të ndjeshme nga treshja e parë.
Një garë për t’u harruar për disa nga emrat e mëdhenj të Formula 1, të cilët e nisën nga fundi i grilës dhe nuk arritën të hyjnë në “top-10”.
George Russell dhe Kimi Antonelli me Mercedes u renditën në vendet 12 dhe 17, ndërsa Lewis Hamilton e përfundoi garën në pozicionin e 15-të.