Videokronikat: Superliga – Java 5

malisheva - prishtina 1-3
Malisheva - Prishtina 1-3

Java e 5-të e AlbiMall Superligës: Fitorja e parë për kampionët, drama në fund për Prishtinën.

Java e pestë e AlbiMall Superligës së Kosovës solli emocione dhe rezultate interesante, përfshirë fitoren e parë në këtë edicion për kampionët në fuqi, Drita.

Skuadra gjilanase arriti të mposhtë 2-1 debutuesit e Prishtinës së Re, duke marrë trepikëshin e plot në këtë sezon. Ndërkohë, Prishtina u përball me shumë vështirësi në transfertën ndaj Malishevës. Edhe pse me një lojtar më shumë për një pjesë të mirë të ndeshjes, kryeqytetasit panë vendasit të barazonin, por arritën ta rikthenin epërsinë në minutat e fundit të sfidës.

Dukagjini vazhdoi serinë pozitive, duke marrë një barazim me vlerë në Skenderaj, ndërsa Llapi mbetet ende pa fitore. Megjithatë, skuadra nga Podujeva arriti të shpëtonte një pikë, pavarësisht se luajti me një lojtar më tepër në fushë për një pjesë të ndeshjes.

Gjilani, ndonëse ende nuk po bind me lojë, shënoi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Ferizajt, duke e thelluar krizën e vendasve, të cilët regjistruan humbjen e tretë radhazi.

DRENICA – DUKAGJINI 1-1

DRITA – PRISHTINA E RE 2-1

MALISHEVA – PRISHTINA 1-3

FERIZAJ – GJILANI 0-1

LLAPI – BALLKANI 1-1