Vushtrria përforcohet me lojtarin anësor, Leutrim Islami

Leotrim Islami
Leotrim Islami

Leutrim Islami (24), te skuadra e Vushtrrisë është transferuar nga Flamurtari i Prishtinës. Në fakt, futbollisti i përket FC Prishtina, por asnjëherë nuk arriti të debutoj te bardhekaltrit, ndërsa ishte i huazuar në disa skuadra, kurse i gjithanshmi në fushë, si futbollist është kalitur në Shkollën e futbollit, Flamurtari.

FC Vushtrria të njëjtin ka zyrtarizuar si defensiv, si një mbrojtës anësor me përvojë në futbollin vendor, sidomos nga Liga e Parë. Futbollisti 24-vjeçar i është bashkuar klubit bardhekaltër me synimin për të forcuar më tej prapavijën, në një fazë të rëndësishme të tyre.

Stafi teknik i klubit ka shprehur bindjen se afrimi i tij do të sjellë stabilitet dhe dinamizëm në krahët e mbrojtjes, duke e cilësuar si një shtim konkurence.

Në të kaluarën, lojtari ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura të futbollit kosovar si FC Drenica, KF Flamurtari dhe KF Fushë Kosova.

FC Vushtrria po vazhdon të afron lojtarë të ndryshëm në radhët e saj për një skuadër konkurruese, e gatshme për të sfiduar objektivat në një kampionat të egër që pritet të jetë edicioni 2025/26.

Edicioni i ri, sikurse në Superligë, edhe në Ligën e Parë fillon më 17 gusht, ndërsa Vushtrria udhëton në Pejë ku do të takohet me Besën.