Kalo te përmbajtja
Dienstag, 4 August 2026
FC Ballkani

Walid Hamidi – një algjerian që duket se zemrën e ka tashmë shqiptare

Sulmuesi i Ballkanit, Walid Hamidi ,pjesë e ekipit nga Suhareka prej dy vitesh, ka ndërtuar gjithë karrierën jashtë vendlindjes me klube shqiptare: fillimisht me Shkupin në Maqedoni, tani me Ballkanin në Kosovë.

Hamidi është familjarizuar aq shumë me kulturën dhe simbolikën tonë, sa që festimet me shqiponjë janë bërë pjesë e zakonshme pas çdo goli.

Sulmuesi i Ballkanit e nisi aventurën shqiptare te Shkupi, ku përjetoi atmosferën unike të “Shvercerave” – tifozëve të zjarrtë të njohur për këngët që i kushtojnë Kosovës dhe heroit Adem Jashari.

 

Pikërisht aty, duket se Hamidi u lidh përjetësisht me simbolet tona.

E së fundmi, ai është parë edhe me një fanellë që mban portretin e heroit kombëtar, Adem Jashari – një gjest që flet shumë.

518378496 1340667061400119 5679256818728792789 n
Walid Hamidi

Duket qartë: Walid Hamidi nuk është thjesht pjesë e një ekipi shqiptar – ai është bërë pjesë e shpirtit tonë.