Nico Williams ka firmosur një kontratë të re afatgjatë me Athletic Bilbao, e cila do të zgjasë deri në qershor të vitit 2035. Në kuadër të marrëveshjes së re, klauzola e lirimit të sulmuesit është rritur mbi 50% nga vlera e mëparshme prej 58 milionë eurosh, duke reflektuar kështu besimin dhe rëndësinë që klubi i jep lojtarit.
Gjithashtu, Williams do të përfitojë edhe një rritje në pagë, që e bën atë një nga figurat kyçe në skuadër për sezonet në vijim.
Në anën tjetër, negociatat për një kalim të mundshëm të tij te Barcelona kanë dështuar, kryesisht për shkak të problemeve të klubit katalanas me regjistrimin e lojtarëve në kampionat.