
Talenti i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, përjetoi një episod të pakëndshëm pas ndeshjes kualifikuese të Botërorit kundër Turqisë.
🚨 Lamine Yamal lost his passport in Turkey.
After the match, Lamine Yamal spent a long time looking for his passport, even returning to the locker room to check there as well, but he left the stadium without finding it. @beyazfutbol ‼️
pic.twitter.com/V4Wf5gNsln— Lamine Yamal Xtra (@Yamal_Xtra) September 7, 2025
Pas fitores së thellë 6:0 të Spanjës në Stamboll, 17-vjeçari nuk arriti të gjente pasaportën e tij. Yamal u detyrua të zbriste nga autobusi i ekipit për ta kërkuar dokumentin, por pa rezultat. Në pamjet që qarkulluan në rrjete sociale shihet sesi ai kontrollon me nxitim çantën e tij, e më pas kthehet edhe një herë në dhomat e zhveshjes, duke u përpjekur të kujtojë ku mund ta kishte lënë.
Sipas të përditshmes spanjolle Marca, situata nuk do t’i shkaktojë probleme serioze lojtarit, i cili pritet të rikthehet në Barcelonë gjatë ditës për t’u bashkuar me skuadrën në stërvitje.
Yamal, i shpallur futbollisti më i mirë i ri në botë, ishte protagonist në fitoren e Spanjës, që me triumfin e thellë ndaj Turqisë hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit në Kupën e Botës.