Zvicra mposhti Kosovën, Sllovenia dhe Suedia barazim – situata e grupit të Kosovës

Kosova

Grupi B i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku bën pjesë edhe Kosova, tashmë ka marrë formë pas zhvillimit të xhiros së parë.

Zvicra, pas fitores bindëse ndaj Kosovës me rezultat 4:0, ka marrë kryesimin e grupit. Pas saj pozicionohen Sllovenia dhe Suedia, që ndajnë vendin e dytë me nga një pikë.

Sllovenia dhe Suedia dhuruan një ndeshje dramatike që përfundoi 2:2. Antony Elanga dhe Yasin Ayari shënuan për suedezët, ndërsa Sandi Lovriç dhe Zan Vitopnik u përgjigjën për sllovenët, duke barazuar shifrat në minutat e fundit të sfidës.

Kosova, pas humbjes në Bazel, aktualisht renditet e fundit në grup, por ende gjithçka mbetet e hapur në këtë fazë të hershme të kualifikimeve.

Xhiroja e dytë do të luhet pas tri ditësh. Më 8 shtator, Kosova do të presë Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45. Në të njëjtin termin, Zvicra do të përballet me Slloveninë në Cyrih.

Standings provided by Sofascore