Zyrtare: Ernest Muçi transferohet te Trabzonspor – zbulohen detajet

Ernest Muçi
Ernest Muçi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka lënë zyrtarisht Beshiktashin për t’iu bashkuar ekipit të Trabzonspor, në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje në fund të periudhës.

Klubi turk ka paguar 1 milion euro për huazimin, ndërsa çmimi përfundimtar i blerjes është vendosur në 8.5 milion euro, plus 500 mijë euro në formë bonusesh të mundshme.

Muçi ishte transferuar te Besiktas në janar të vitit 2024 nga Legia e Varshavës për 10 milion euro, por nuk arriti të sigurojë hapësira të mjaftueshme në formacion.

Te Trabzonspor, 24-vjeçari synon të luajë më rregullisht dhe të tregojë potencialin e tij të plotë. Paga e lojtarit do të mbulohet tërësisht nga klubi i ri.

Muçi ka shprehur dëshirën që me paraqitjet e tij të bindë Trabzonspor-in për ta blerë kartonin e tij në fund të sezonit. Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, për të fituar vazhdimësi dhe besim në fushë.