ZYRTARE: Feronikeli prezanton edhe një transferim të rëndësishëm!

Feronikeli
#post_seo_title

FC Feronikeli 74 ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në afatin kalimtar. Bëhet fjalë për mesfushorin kamerunas Noah Tankeu Yannick Joachim Zacharie, i lindur më 11 mars 2004.

19-vjeçari vjen nga klubi zviceran FC St. Gallen, ku ka grumbulluar përvojë të vlefshme ndërkombëtare duke u përballur edhe me skuadra të njohura evropiane si Villarreal CF dhe ACF Fiorentina.

Noah njihet si një mesfushor energjik dhe kreativ, që sjell shpejtësi, forcë dhe fantazi në lojë.

Te Feronikeli 74 pritet të ketë rol kyç në mesin e fushës dhe të ndihmojë skuadrën në objektivat e këtij edicioni.

Skuadra nga Drenasi u mposht 4:2 nga Vëllaznimi në Gjakovë në xhiron e parë të Ligës së Parë, ndërsa më pas mposhti Besën 2:1 në shtëpi.

noah tankeu yannick joachim zacharie
noah tankeu yannick joachim zacharie