Zyrtare: Granit Xhaka transferohet te Sunderland

granit xhaka 2
Granit Xhak te Sunderland

Sunderland AFC ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Granit Xhaka nga Bayer Leverkusen.

Futbollisti 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin anglez, që pas rikthimit në Premier League po synon të ndërtojë një skuadër konkurruese.

Xhaka, i cili ka qenë pjesë e elitës së futbollit evropian për më shumë se një dekadë, zhvilloi 225 ndeshje në Premier League me fanellën e Arsenalit, duke fituar dy herë FA Cup dhe duke mbajtur shiritin e kapitenit te “Topçinjtë”.

Ai iu bashkua Leverkusenit në verën e vitit 2023, pas një periudhe të suksesshme në Londër. Në Gjermani, ai vazhdoi paraqitjet e mira në një ndër ligat më të forta të kontinentit.

Me 137 paraqitje, Xhaka është lojtari me më së shumti ndeshje në histori të përfaqësueses së Zvicrës dhe që nga viti 2020 është kapiten i saj. Në vitin 2024, ai u rendit i 16-ti në votimin për Topin e Artë.