ZYRTARE: Ish-futbollisti i Real Madridit nënshkruan me klubin e Superiores së Shqipërisë!

Jose Rodriguez Martinez, mesfushori 30-vjeçar me përvojë ndërkombëtare, është zyrtarisht lojtari më i ri i Flamurtarit. Lajmi është konfirmuar sot nga klubi, i cili e prezantoi spanjollin si përforcimin e tyre për sezonin e ri në Abissnet Superiore.

Rodriguez ka një karrierë të gjatë dhe interesante, duke debutuar në nivel të lartë te Real Madrid nën drejtimin e trajnerit legjendar Jose Mourinho, përcjellë “Kërlaçki”.

Ky debutim shënoi fillimin e një rruge në futbollin profesionist për mesfushorin spanjoll.

Gjatë karrierës së tij, Rodriguez ka luajtur për disa klube të njohura evropiane si Galatasaray në Turqi, Malaga në Spanjë dhe Mainz në Gjermani.

Megjithatë, ai nuk ka arritur të ketë sukses të madh apo trofe të rëndësishëm me këto skuadra.

Flamurtari shpreson që përvoja dhe cilësitë e Rodriguez të ndihmojnë ekipin në arritjen e objektivave për sezonin e ri.

Mesfushori pritet të jetë një element kyç në mesfushën e skuadrës dhe të kontribuojë në organizimin dhe kreativitetin e lojës.