ZYRTARE: Sigal Prishtina konfirmon dy transferime të reja

Sigal Prishtina
Sigal Prishtina

KB Sigal Prishtina ka zyrtarizuar edhe dy përforcime të reja për sezonin e ri, pas transferimit të paralajmëruar të Arian Azemit.

Skuadra më e trofeshme e basketbollit kosovar ka arritur marrëveshje me Valmir Kakrukun dhe Dion Haxhosajn, përcjellë “Kërlaçki”.

Bëhet fjalë për dy lojtarë të rinj që pritet të sjellin energji dhe thellësi në rotacionin e trajnerit për edicionin e ri garues.

Prishtina pritet të bëjë edhe disa transferime tjera në afatin kalimtar.

Kryesia kërkon të ndërtojë skuadrën për rikthim në majat e basketbollit vendor, nën drejtimin e trajnerit të sapo ardhur Michalis Kakiouzis.