
KF Trepça ka zyrtarizuar përforcimin e ri në sulm, Devit Demircani. Qendërsulmuesi 20-vjeçar i bashkohet skuadrës nga Teuta e Durrësit, pas arritjes së marrëveshjes mes klubeve.
Demircani njihet për shpejtësinë, teknikën dhe instinktin e tij për gol, dhe pritet të luajë një rol kyç në repartin ofensiv të Trepçës gjatë këtij edicioni.
Ky transferim vjen si një shtesë e rëndësishme për objektivat e klubit në Ligën e Parë.
Trepça në dy xhirot e para ka shënuar dy fitore ndaj Istogut dhe Prizrenit.
Të mërkurën “Xehetarët” zhvillojnë derbin lokal ndaj Trepçës ’89.
