
Shkëndija e Tetovës ka realizuar një arritje historike në arenën ndërkombëtare, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut mposhti ekipin e njohur rumun, Steaua e Bukureshtit, 2:1 në udhëtim dhe e eliminoi me rezultat të përgjithshëm, 3:1, përcjellë “Kërlaçki”.
Ndeshja e parë, e zhvilluar në Bukuresht, përfundoi me fitoren 2:1 për kuqezinjtë, me gola të realizuar nga Liridon Latifi dhe Vane Krstevski.
Me një paraqitje të disiplinuar dhe të vendosur, Shkëndija e kishte fituar 1:0 edhe përballjen e parë në Shkup.
Kjo është arritja më e madhe në historinë ndërkombëtare të klubit nga Tetova, e cila ka siguruar minimalisht pjesëmarrjen në grupet e Konferencë Ligës.