Trepça poston në përkrahje të trajnerit Beçiragiq, por sa është i sigurt qëndrimi i tij në Mitrovicë?

Adis Beçiragiq
#post_seo_title

Adis Beçiragiq po shkëlqen në Kampionatin Evropian 2025 që po mbahet në katër shtete të ndryshme evropiane.

Ndërkohë, po zhvillohet njëri ndër kampionatet më interesante që nga përfundimi i “Luftës së Ftohtë”, me pjesëmarrjen e shumë yjeve të NBA-së.

I vetmi pjesëmarrës, veç lojës së basketbollit, që po tërheq vëmendje të veçantë nga publiku kosovar, është trajneri i KB Trepça, Adis Beçiragiq.

Strategu boshnjak është afër kalimit në raundin eliminues. I duhet edhe një fitore në raundin e fundit me Gjeorgjinë, ndërsa kanë bërë çudinë ndaj Greqisë dhe kanë mposhtur autsajderët e Qipros. Ndërsa janë mposhtur nga favoritët si Spanja dhe Italia.

Ky sukses i ekipit boshnjak pa dyshim do t’i jepte shumë kredi selektorit të tyre dhe njëkohësisht trajnerit të Trepçës, Adis Beçiragiq. Kjo do të thoshte se do të kishte kërkesa nga klube me buxhet shumë më të madh sesa Trepça. Dhe, trajnerët jetojnë me oferta dhe kontrata – këtë punë kanë.

Shtrohet pyetja: klubi ynë Trepça, por edhe klubet tjera, sa i kanë të qëndrueshme kontratat në këto raste? Sa lehtë mund të ikë ai pa dëmshpërblim? Këtë nuk e dimë, por se udhëheqja e Trepçës është në ankth, këtë e kemi të konfirmuar – por edhe sikur mos ta kishim, është situatë normale që pas çdo suksesi, trajnerët dhe lojtarët, të kenë oferta më të larta diku tjetër.