Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 5 August 2026
Hendboll

Besa Famgas sot synon kalimin në raundin tjetër të Kupës Evropiane

Besa Famgas do të zbresë sot (e shtunë) në parket për ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Kupën Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup).

Takimi zhvillohet në Ankara të Turqisë, ku nga ora 12:00 pejanët përballen me skuadrën vendase, Depsas Enerji AS SK.

Skuadra kosovare ka udhëtuar me objektiv të qartë – të mbrojë epërsinë prej pesë golash të krijuar në ndeshjen e parë. Në duelin e javës së kaluar në “Karagaçi”, Besa triumfoi me rezultat 39:34.

Përvoja e gjatë në garat evropiane e Besës shihet si një avantazh i rëndësishëm përballë kundërshtarit turk, teksa ekipi synon ta mbyllë me sukses këtë hap dhe të sigurojë kalimin në raundin tjetër.