
Pas ndeshjes ku Prishtina shënoi fitore të thellë 5:0 në Ferizaj, grupi i tifozëve “Ujqit” ka reaguar me një postim ironik ndaj rivalëve “Plisat”.
Në publikimin e tyre theksohet slogani “25 vjet anti–PR, ëndrra juaj vazhdon”, duke iu referuar pranisë së “Plisave” në qytet.
“Vendosni transparentin në Ferizaj një herë të vetme”, shkruajnë “Ujqit”.
Mesazhi përmbyllet me shkrimin “Mission Impossible”, duke nënvizuar rivalitetin e ashpër mes dy tifozerive.
Humbja ndaj Prishtinës la Ferizajn pa trajner, pasi që Arsim Abazi dha dorëheqje.