
Skuadra e Kastriotit nga Ferizaj do t’i zhvillojë në Kosovë të dyja ndeshjet ndaj Red Boys Differdange nga Luksemburgu, në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll për meshkuj.
Pas marrëveshjes mes dy klubeve, është vendosur që të dy përballjet të luhen në Lipjan.
Ndeshja e parë zhvillohet të premten, më 17 tetor, nga ora 20:00 në palestrën e qytetit në Lipjan, ndërsa takimi i dytë do të luhet të shtunën, në të njëjtën arenë dhe po ashtu nga ora 20:00.
Kastrioti, fitues i Kupës së Kosovës, nuk do të luajë në palestrën e tij në Ferizaj për shkak të angazhimit të saj me procesin e numërimit të votave pas zgjedhjeve.
Skuadra ferizajase ka përvojë nga garat evropiane dhe synon kalimin në raundin e tretë të EHF European Cup, duke llogaritur edhe në përkrahjen e publikut vendas.