muharrem jashari

Muharrem Jashari

Muharrem Jashari ka shënuar golin e parë të sezonit të ri në elitën e futbollit ukrainas, duke qenë vendimtar në fitoren e ekipit të tij, LNZ Cherkasy.

Skuadra e LNZ Cherkasy regjistroi fitore minimale 1:0 ndaj Epitsentrit në ndeshjen e xhiros së dytë, e zhvilluar të shtunën pasdite.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Jashari në minutën e 22-të. Ai fillimisht nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë, por reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të ndjekur mirë.

Mesfushori kosovar u paraqit deri në minutën e 81-të të ndeshjes.

Ndërkohë, mbrojtësi tjetër shqiptar, Ajdi Dajko, qëndroi në bankën e rezervistëve të Cherkasy.

Gjatë edicionit të kaluar, Jashari ishte ndër lojtarët më kontribuues të ekipit, duke regjistruar pesë gola dhe tetë asistime në 30 paraqitje.

muharrem jashari
muharrem jashari