Zum Inhalt springen
Kosova U17

Kosova U17 mposhtet edhe nga Izraeli!

Von
1 Min. Lesezeit

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll është mposhtur nga Izraeli në ndeshjen e parë për plasman në Kampionatin Evropian B U17 që po mbahet në Prishtinë.

Vashat izraelite dominuan ndeshjen dhe në fund fituan me tetë gola epërsi, 37:29, përcjellë “Kërlaçki”.

Kjo ishte humbja e katërt për Kosovën në këtë kampionat, pas disfatave nga Bullgaria, Finlanda dhe Letonia.

Ndeshjen e fundit vashat “dardane” e zhvillojnë të dielën kundër Britanisë së Madhe.

Me fitore eventuale në takimin e fundit Kosova mbyll kampionatin në vendin e shtatë.

Verim Zherka, trajner i Kosovës U17
Verim Zherka, trajner i Kosovës U17
Teilen: Facebook X