
Jagiellonia fiton 3-0 ndaj Dinamos, por trajneri paralajmëron: “Është vetëm pjesa e parë.”
Jagiellonia Białystok ka marrë një fitore të thellë 3-0 ndaj Dinamos në ndeshjen e parë të “play-off”-it për në fazën e grupeve të Conference League, por trajneri i polakëve, Adrian Siemieniec, preferon të qëndrojë me këmbë në tokë.
“Do të doja të filloja me një falënderim për tifozët. Ju falënderojmë për mbështetjen, për brohoritjet, për pjesëmarrjen. Urime skuadrës për fitoren në pjesën e parë, sepse kemi kaluar vetëm gjysmën e parë të kësaj përballjeje me dy ndeshje, – u shpreh ai pas ndeshjes.
Megjithëse rezultati 3-0 është komod dhe duket se mbyll çdo dilemë, vetë trajneri tregon kujdes, duke e quajtur vetëm “pjesën e parë” të një sfide që ka edhe 90 minuta të tjera për të zhvilluar.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave. Por, sa gjasa ka Dinamo për të përmbysur gjithçka? Në letër, mundësitë janë minimale dhe befasi e madhe do të duhej për të përmbysur një disavantazh të tillë ndaj një kundërshtari në formë dhe me besim të lartë.