
Adem Maliqi është përforcimi më i ri i Trepça ’89, klub me të cilin synon të kontribuojë fuqishëm në objektivat e sezonit të ri drejt Superligës. Mesfushori me përvojë i është bashkuar skuadrës nga Mitrovica pas një rrugëtimi të gjatë në futbollin kosovar.
Maliqi, i njohur për energjinë dhe vendosmërinë në fushë, ka një karrierë të pasur me klube të ndryshme në Superligë. Ai ka veshur fanellat e FC Ferizaj, KF Flamurtari, FC Feronikeli, KF Llapi, FC Malisheva dhe FC Suhareka, duke shfaqur vazhdimisht nivel të mirë loje.

“Jam shumë i lumtur që nga sot do të jem pjesë e Trepçës ’89. Ky është një klub me histori dhe traditë, dhe mezi pres të jap maksimumin tim për të ndihmuar skuadrën dhe për t’i gëzuar tifozët tanë. Do të luftoj me gjithë forcën për ngjyrat bardhë e gjelbër”, ka deklaruar Maliqi në prezantimin e tij.
Përmes këtij transferimi, Trepça’89 synon të forcojë boshtin e mesfushës me një lojtar që e njeh mirë ambientin dhe nivelin e futbollit vendor. Me eksperiencën që e karakterizon, Maliqi pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në rrugën drejt suksesit këtë sezon.