Adrion Pajaziti debuton me Hajdukun

Adrion Pajaziti
Adrion Pajaziti

Adrion Pajaziti, 22 vjeç, ka debutuar me skuadrën e tij të re, Hajduk Split, në miqësoren e zhvilluar ndaj skuadrës kroate të Bosnjës dhe Hercegovinës, Posushje (1-0).

Pajaziti u aktivizua si zëvendësues në minutën e 65-të, ndërsa nga 15 metra qëlloi shtyllën pas 14 minutave angazhim.

I lindur në Londër, Adrioni është formuar si futbollist në akademinë e Fulhamit, ku ka kaluar fazat më të rëndësishme të zhvillimit të tij. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2021, në një përballje të kampionatit anglez kundër Birmingham Cityt.

Për të fituar më shumë eksperiencë, ai u huazua në fillim të vitit 2023 në Norvegji, te skuadra e Haugesund, ku zhvilloi 11 ndeshje. Sezonin e fundit, u rikthye në Kroaci si pjesë e Goricës, ku u bë një nga pikat më të forta të ekipit – me 23 paraqitje dhe 3 gola të realizuar.

Adrion Pajaziti ka përfaqësuar në të kaluarën si Kombëtaren U21 të Kosovës, ashtu edhe Shqipërinë U21, ndërsa në muajin mars 2024 bëri edhe debutimin e tij me Kombëtaren A të Shqipërisë, në një ndeshje të zhvilluar ndaj Anglisë në Wembley. Deri tani ka regjistruar dy ndeshje zyrtare me fanellën kuqezi.