
Anderlechti i Besnik Hasit e ka nisur sezonin e ri në kampionatin belg me një fitore të thellë 5-2 ndaj Westerlos. Ekipi nga Brukseli tregoi forcë sulmuese dhe vendosmëri, megjithëse pati disa momente dobësie, sidomos në fillimin e pjesës së dytë. Pavarësisht se e humbën një epërsi prej dy golash, “paars-wit” reaguan shpejt dhe nuk lejuan që ndeshja t’u ikte nga duart.
Trajneri kosovar, Besnik Hasi, u shfaq i kënaqur me intensitetin dhe angazhimin e skuadrës. Ai theksoi se skuadra tregoi shpirt gare dhe përmirësim në aspektin mendor dhe fizik.
“Kjo është lloj loje që dua të shoh”, u shpreh ai pas ndeshjes, duke përgëzuar paraqitjen e disa lojtarëve të rinj, si 17-vjeçari De Cat që kontribuoi me një rikuperim dhe asist për golin e parë të Hazard.
Golashënuesit e Anderlechtit ishin Angulo, Saliba dhe Hazard, të cilët ishin vendimtarë për ta kthyer kontrollin e ndeshjes pas barazimit të përkohshëm nga Westerlo.
Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Anderlecht do të përqendrohet tani te ndeshja e kthimit në raundin kualifikues të Conference League kundër BK Häcken. Belgasit udhëtojnë në Göteborg me synimin për të siguruar kualifikimin dhe për të vazhduar formën e mirë edhe në arenën evropiane.
