Arsenali shënon fitore të madhe në fund ndaj Newcastle, i afrohet Liverpoolit në dy pikë!

#post_seo_title

Arsenali ka fituar një ndeshje dramatike të dielën ndaj Newcastle Unitedit, duke triumfuar 2:1 me përmbysje të rezultatit.

Fitoren e vendosi goli i shënuar në minutën e 96-të. Takimi ishte pjesë e javës së gjashtë të Premier League.

Newcastle kaloi në epërsi në minutën e 34-t, falë golit të realizuar nga Nick Woltemade. Mikel Merino barazoi shifrat në minutën e 84-t.

Por ishte qendërmbrojtësi brazilian Gabriel ai që shënoi golin vendimtar në sekondat e fundit, duke i dhënë fitoren klubit londinez. Ai gjeti rrjetën me kokë pas harkimit të Martin Ødegaardit nga një goditje këndi.

Me këtë fitore, Arsenali i afrohet kreut të tabelës, duke grumbulluar 13 pikë në vendin e dytë, vetëm dy pas liderit Liverpool, i cili ka 15 pikë.