
Pas dy vitesh në krye të Ferizajt, Arsim Abazi ka konfirmuar dorëheqjen nga posti i trajnerit.
Gjatë kohës së tij, Abazi arriti të ngjisë skuadrën nga Liga e Parë në Superligë dhe më pas ta stabilizojë ekipin.
Sezoni i kaluar ishte pozitiv për Ferizajn, i cili e mbylli kampionatin në vendin e pestë dhe zhvilloi një pjesë pranverore shumë të mirë. Megjithatë, sezoni aktual nuk ka nisur siç pritej.
Pas dy fitoreve të para, ekipi ka regjistruar pesë humbje radhazi, duke u gjendur në vendin e fundit me vetëm 6 pikë — të njëjtat si Llapi dhe Prishtina e Re.
Abazi e ka konfirmuar dorëheqjen edhe pse ka pasur mbëshetjten e kryesisë së klubit.
Ferizaj tashmë do të nisë kërkimin për një trajner të ri, me synimin për ta rikthyer ekipin në rrugën e fitoreve dhe për të përmirësuar pozicionin në tabelë.