Arsyeja interesante pse Liverpool refuzon ta shesë Luis Diaz, pavarësisht transferimeve marramendëse në verë

Luis Diaz
Luis Diaz

Bayern Munich po përpiqet të ngushtojë diferencën mes kërkesës së Liverpoolit dhe ofertës së tyre për Luis Diaz, por paga e ulët e kolumbianit po rezulton të jetë një pengesë kyçe për transferimin.

Kampioni i Gjermanisë e ka vendosur Diaz si objektivin kryesor dhe ka nisur negociatat me klubin anglez, por një ofertë fillestare është refuzuar.

Bisedimet janë intensifikuar pas një takimi mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të Liverpoolit javën e kaluar, dhe sipas Sport Bild, Bayern po shqyrton mundësinë e përfshirjes së një klauzole përqindjeje nga shitja e ardhshme për të bindur klubin anglez.

ZYRTARE: Liverpooli prezanton transferimin 95 milionësh, Hugo Ekitike!

Liverpool është i hapur për negociata, por e vlerëson lart kartonin e Diaz për shkak të pagës së tij modeste dhe sfidës financiare që do të sillte zëvendësimi i tij me një lojtar të ngjashëm në cilësi.

Paga neto vjetore e Diaz, e raportuar rreth 2.7 milionë euro, konsiderohet një marrëveshje shumë e favorshme për klubin, dhe drejtori sportiv Michael Edwards është i përqendruar në ruajtjen e ekuilibrit financiar dhe të strukturës së pagave brenda skuadrës.

Shitja e Diaz do ta detyronte Liverpoolin të afronte një lojtar me kërkesa shumë më të larta financiare, çka do të prishte balancat aktuale në ekip. Për këtë arsye, klubi anglez kërkon një shumë më të madhe se 75 milionë eurot që Bayern është i gatshëm të ofrojë aktualisht.

Megjithatë, përfshirja e një klauzole për shitje të ardhshme mund të luajë një rol vendimtar në bindjen e Liverpoolit dhe realizimin e dëshirës së lojtarit për të kaluar në Bundesligë.

Luis Diaz
Luis Diaz