Atletico Madrid turpëron Real Madridin në derbin e zjarrtë të kryeqytetit!

#post_seo_title

Atletico Madrid zhvilloi një ndeshje spektakolare dhe mposhti me shifrat e thella 5:2 rivalin lokal, Real Madrid, në derbin e zjarrtë të La Ligës.

Një përballje plot emocione dhe gola që vulosi një fitore historike për skuadrën e Diego Simeones.

Vendasit kaluan në avantazh të hershëm me golin e La Normand, por Reali reagoi menjëherë. Fillimisht Mbappé barazoi rezultatin, e më pas Arda Guler përmbysi gjithçka duke e çuar rezultatin në 1:2 për “Los Blancos”.

Atletico nuk u dorëzua dhe u rikthye fuqishëm në lojë. Së pari barazoi me Sorloth, ndërsa Julian Alvarez shkëlqeu me dy gola radhazi që e çuan rezultatin në 4:2 për “rojiblancos”. Stadiumi shpërtheu në festë.

Në minutat e fundit, Griezmann i vuri vulën suksesit me golin e pestë, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 5:2.

Një derbi për t’u mbajtur mend, ku Atletico poshtëroi rivalin e përjetshëm dhe forcoi pozitat e saj në La Liga.