
Kampioni i trefishtë i Kosovës, FC Ballkani, është duke bërë përgatitjet për ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me fituesin e çiftit Floriana (Malta) – Haverfordwest County (Uells).
Takimi i dytë mes këtyre dy skuadrave luhet këtë javë dhe Ballkani do të mësojë kundërshtarin pas përfundimit të raundit të parë.
Skuadra e drejtuar nga Ogres Shehi ka zhvilluar fazën përgatitore në Ohër ku ka zhvilluar disa ndeshje miqësore, por spoikatën fitoret ndaj Strugës (2:1) dhe Rabotniçkit (2:0), duke dhënë sinjale pozitive për gjendjen e grupit.
Në atë takim, Ballkani u mposht minimalisht 1:0 nga Gjilani, me golin e vetëm të shënuar nga Mehdi Çoba. Skuadra e Shehit provoi të rikthejë stilin e njohur të lojës nën drejtimin e mëparshëm të Ilir Dajës – me dominim, posedim dhe pasime të shpejta – por pa efikasitet në fazën e fundit.
Rasti më i mirë për Ballkanin erdhi në fundin e takimit, kur u akordua penallti pas një loje me dorë nga Yll Ibrahimi. Giovani mori përgjegjësinë, por goditjen e tij nga pika e bardhë e priti Vokli Laroshi, duke vulosur humbjen për suharekasit.
Shehi tashmë e ka bazën e formacionit dhe synon që përballjen e parë evropiane ta hapë me rezultat pozitiv. Ballkani mbetet ndër ekipet më me përvojë në Evropë nga Kosova, dhe përballja në raundin e dytë do të jetë një tjetër mundësi për të shkruar histori.
Në ndeshjen miqësore të fundit ndaj Gjilanit, Ballkani u paraqit me këtë formacion që pritet të jetë baza për përballjen evropiane.
Formacioni 4-2-3-1