
Pas fitores së madhe në Prizren ndaj gjigantit polak Anwil, Klubi i Basketbollit Bashkimi është nisur drejt Polonisë, ku të mërkurën, më 1 tetor (ora 18:30), do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikimeve për FIBA Europe Cup.
Prizrenasit e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 80:75 në një atmosferë të jashtëzakonshme në palestrën “Sezai Surroi”, ku përballë kishin një nga skuadrat më të forta të basketbollit polak.
Tani, skuadra portokallezi është përgatitur për një tjetër sfidë të madhe, në arenën e “Hala Mistrzów” në Włocławek, ku synon ta mbrojë epërsinë dhe të sigurojë një kualifikim historik për basketbollin kosovar.
Përkundër avantazhit prej pesë pikësh, Bashkimi e di se përballë ka një kundërshtar me përvojë dhe forcë, prandaj fitorja kërkon përqendrim maksimal dhe përkushtim në parket.
Tifozët, pavarësisht largësisë, pritet ta ndjekin ndeshjen me vëmendje të madhe, duke shpresuar në një tjetër mbrëmje historike për klubin prizrenas.

Fol në Evropë me e-SIM – lidhu me Teltrip!
Nëse je duke udhëtuar për të përkrahur Bashkimin apo je jashtë vendit, mos u shqetëso për roaming apo kartela fizike.
Teltrip e-SIM të ofron lidhje të menjëhershme me internet të shpejtë në Evropë – pa stres, pa vonesa!